Skënderbeu shtang Vllazninë me supergol (Video)

Skënderbeu 1 – 0 Vllaznia (Bismark 84′)

Skënderbeu arriti fitoren e parë në kampionat për këtë sezon, teksa mposhti Vllazninë me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në Korçë. Për golin e triumfit mendoi sulmuesi Bismark, i cili në minutën e 84-t, u zhbllokua duke gjetur rrugën e rrjetës. Një gol me mjaft vlera për korçarët që u ngjitën në vendin e 3-te në kuotën e 4 pikëve.  

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Gerco, Vangjeli, Janaqi, Linkoln, Juri, Nikaj, Rashica, Bismark. Trajner: I.Gvozdenovic.
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Alivoda, Deliu, Qato, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Th.Brdaric.

90+3′ Gvozdenoviç kryen zëvendësimin e tretë, largohet Juri vendin e tij e merr Nerguti.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

88′ Rashica ndëshkohet me karton të verdhë.

87′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Deliu, vendin e tij e merr Podrimcaku. Zëvendësim edhe te Skënderbeu, Bismark i lë vendin Pecanit.

84′ GOOOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Zhbllokohet sfida në Korçë, sulmuesi Bismark gjen rrugën e rrjetës. Në festë “Ujqërit e Dëborës”! 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.