Korçë/ 14-vjeçarja sjell në jetë fëmijë, arrestohet babai 21-vjeçar…

Një 21 vjeçar është ndaluar me iniciativë nga policia e Korçës. Kjo pasi ditën e djeshme në maternitetin e Korçës, u paraqit një 14 vjeçare e cila lindi një fëmijë. Pas hetimeve 21 vjeçari D.K., pranoi që ishte babai i fëmijës.

Dhe u ndalua për veprën penale ‘Marrëdhënie seksual ose homoseksuale me të rritur’.

Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga  Specialistët për Hetimin e Krimit  21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.’, njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.