Aksident tragjik në Korçë/ Benzi përplas për vd*ekje një këmbësor…

Bujar Rika është 60-vjeçari i cili mbeti viktimë e aksidentin të sotëm në Korçë, pasi u përplas për vdekje. Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit që përplasi 60-vjeçarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita. 37-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

‘Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit’.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.