Teuta triumfon në Korçe ,mund Skënderbeun me përmbysje…

Teuta ka fituar përballë Skënderbeut në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në Korçë, përfundoi 2-3 në favor të miqve, të cilët triumfuan me përmbysje. Golin e parë të sfidës e shënoi Skënderbeu me Ardit Nikajn. Sulmuesi i korçarëve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 8-të.

Ndërsa, për barazimin, Teuta mendoi në minutën e 37-të, me Ledio Beqjan që mbyll në baraspeshë pjesën e parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Teuta ishte më kërkuese duke gjetur golin edhe dy herë të tjera. Ishin Preknicaj dhe Arsid Kruja ata që përmbysën ndeshjen. Goli i Rashicës në fund nuk vleu dhe ishte thjeshtë për statistika.

SKËNDERBEU-TEUTA 2-3
8′ Nikaj, 90’+4′ Rashica / 37′ Beqja, 66′ Preknicaj, 73′ Kruja

Superiore: Java 4
Stadiumi: “Skënderbeu”
Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Vangjeli, Gerco, Rabiu, Juri, Franklin, Nikaj, Rashica, Bismark.
TEUTA: Tafas, Jazxhi, A.Peposhi, Kotobelli, Beqja, Kruja, Lloci, Vila, Arifi, Nasr, Preknicaj.

90’+4’ GOOOL SKËNDERBEU! Çuçka nga e djathta nis topin në qendër për Rashicën i cili me kokë gjen golin. (VIDEO)

73’ GOOOL TEUTA! Aksion i gjatë i durrsakëve me Tomën, Alia grushton një gjuajtje drejt katërkëndorit por sfera shkon te Kruja i cili e shtyn në rrjetë. (VIDEO)

66’ GOOOL TEUTA! Sulm i shpejtë i durrsakëve me topin që shkon te Preknicaj. Sulmuesi gjuan nga jashtë zonës dhe mposht portierin Alia. (VIDEO)

37’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje dënimi, topi shkon te Beqja i cili me kokë mposht portierin Alia. (VIDEO)

8’ GOOOL SKËNDERBEU! Harkim perfekt nga Rashica në të majtën, Nikaj në shtyllën e dytë mposht Tafas dhe kalon korçarët në avantazh. (VIDEO)

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.