S’përmbahen burrat në Korçë, dh*nojnë gratë dhe nënat…

Kater raste dhune në familje janë regjistruar brenda 24 orëve në Korçë . Sipas njoftimit të policisë katër persona në moshën 49 vjeç, 42 vjeç, 36 vjeç dhe 28 vjeç dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve e nënave të tyre. Pas rasteve të evidentuara gratë e dhunuara janë pajisur me urdhër mbrojtjeje. Dhuna në familje vijon të mbetet problem edhe pse vitet e fundit ka nisur të ketë një ndërgjegjësim shoqëror. 

Njoftimi i Policisë Korçë:

K. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; 

B. S., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

A. B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. 

S. S., 28 vjeçe, banuese në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje; 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.