Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplaset me motorin, përfundon në spital 37-vjeçari

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, motomjeti me drejtues shtetasin  E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.