Një 38- vjeçar me inicialet G. Gj, është proceduar penalisht nga policia në Kapshticës ditën e sotme, pasi kishte fshehur në kabinën e një kamioni 30 mijë euro me qëllim trafikimin drejt Shqipërisë. Sipas policisë, kamioni tip ‘Volvo’ më drejtues 38- vjeçarin, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar dhe gjatë kontrolleve, në kasetën e kabinës së kamionit, u gjetën të fshehura 30 000 euro.
Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e eurove”, njoftoi policia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
