Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve. Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët. Në minutën e 39-të, Rashica fitoi dhe ktheu vetë në gol një penallti. Ishte goli i tij që vendosi pjesën e parë, të cilën Skënderbeu e mbylli me avantazh minimal.
Por me nisjen e pjesës së dytë, Tirana u bë më kërkuese, duke gjetur golin me Fatmir Prengën disa sekonda pas nisjes. Për golin e përmbysjes mendoi përsëri Fatmir Prengaj i cili bëri gjithçka mirë në minutën e 72-të.
Kjo është fitorja e parë e bardhebluve për këtë sezon, të cilët shkojnë në vendin e 7-të me 9 pikë. Në krahun tjetër, Skënderbeu zbret në vendin e 8-të, me 7 pikë të grumbulluara.
TIRANA-SKËNDERBEU 2-1
46′, 72′ Prengaj / 38′ (p) Rashica
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Frangaj, Abah, Zharmuni.
Trajneri: Bledi Shkëmbi
SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Gërço, Vangjeli, Janaqi, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
