“Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet!”- Salianji reagon nga burgu :”Kjo është medalje në karrierën time politike

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nga burgu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se dënimin e tij e cilëson medalje në karrierën e tij politike.

Nuk ka diktaturë që nuk mposhtet💪

Kjo është vetëm medalje në karrierën time politike✌️”, shkruan demokrati krahas videos, ku shihen momente nga vetëdorëzimi i tij dhe më pas transferimi i tij në burgun e Fierit, ndërsa është vendosr mbishkrimi “Burg politik”.

Gjykata e Apelit la dje (26 shtator) në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.