Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në parkun “Rinia” në Korçë. Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale. Duhet thënë se zona e parkut është një nga zonat më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qënë të pranishëm shumë persona,
por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar.
