Tragjike/ Xhaxhai përplas me makinë nipin, ndërron jetë 2-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz, ku një person ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin e tij, duke i shkaktuar vdekjen. Policia njofton se rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Më datë 16.10.2024, rreth orës 08:15, shtetasi P. M., duke kryer manovrën mbrapa me automjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur nipin e tij 2 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.