Këtë të enjte rreth orës 10:50, një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës. Sipas informacioneve, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Nga plagët e marra qytetari nga Korça ka ndërruar jetë në spital.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:50, në lagjen nr. 10 Korçë, automjeti tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur një shtetas të paidentifikuar, rreth 50-vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.


