E rendë në Korçë/ Gjendet i pajete 61-vjeçari …

Trupi i një 61-vjeçari u gjet pa shenja jete në rrugë nga kalimtarët pasditen e sotme (27 Tetor), kurse policia  nisi menjëherë hetimet. Ngjarja u raportua rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë tek Cezma e Amzes kurse viktima është shtetasi me inicialet D. Zh, banues në Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja paraprake e trupit  nuk janë konstatuar shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.