Ndezi zjarrin në një stallë për tu ngrohur por flakët dolën jashtë komtrollit, shtetasi Shpëtim Fetahu gjen vdekjen pas disa orësh në spital. Ngjarja u regjistrua pasditen e së martës në fshatin e largët Marjan.
Mësohet se viktima ka pasur përkeqësim gjatë transportimit në spital, ku fillimisht u çua deri në fshatin Lekas ndihmuar nga banorët, ndërsa më pas u transportua me ambulancë, por nuk ka mundur të jetojë pavarësisht ndihmës mjekësore.
Ndërkohë policia po zbardh rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
