Plagosi me thikë djalin/ Zbardhet dëshmia e babait: “I thosha ik në shkollë, ai nuk më dëgjonte….

Zbardhet dëshmia e babait që plagosi me thikë djalin e tij. Shpëtim Çuka ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë debati për të shkuar në shkollë. 15-vjeçari sipas të atit, luante me telefon dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thosha ik se vajti ora, ai rrinte në telefon.

Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka thënë babai.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15-vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.