Superliga luan sot tre ndeshje/ Në Korçë përballje force, luhet Skenderbeu-Partizani…

Superliga shqiptare e futbollit nis këtë të mërkurë me raundin e 11-të. Në fushë do të zbresin gjashtë skuadra, ndërsa spikat ‘Klasikja’ mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Në 17:00 e gjithë vëmendja do jetë në Korçë, aty ku përballen Skënderbeu dhe Partizani. Dueli shpeshherë ka dhuruar emocione, ndërsa vendasit janë me shumë mungesa.

Një nga ndeshjet më të luftuara sportivisht në Shqipëri është programuar për në orën 14:00 dhe do të luhet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës.

Për shkak se “Air Albania” pret Kombëtaren në nëntor dhe është “kyçur” nga FSHF, edhe “Selman Stërmasi” nuk i përmbush kushtet, Tirana për të tretën ndeshje si pritëse degdiset jashtë kryeqytetit. Po në 14:00 edhe Laçi – Egnatia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.