E rëndë në Korçë/ 41-vjeçari plagos me thikë ish-partneren…

Plagosje me thikë në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytet. E lënduar ka mbetur një shtetase, që sipas burimeve nga policia mësohet se është qëlluar me thikë nga ish partneri i saj. Menjëherë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes,i dyshuari  I. Çani, i cili fillimisht është larguar nga vendngjarja pas plagosjes. Por forcat e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në komisariat.

Shkaku i konfliktit të autorit dhe ish partneres së tij Manderina Çela, mësohet se ka qenë ndarja mes tyre, ndërsa autori më parë ka qenë i dënuar edhe për përndjekje në vitin 2022.

Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.     

Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.’, njofton policia.

E dëmtuara Manderina Çela pas plagosjes ndodhet në reanimacionin e spitalit të Korçës,pasi ka marrë dëmtime në mjekër dhe në qafë. Gjendja e saj duket e stabilizuar

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.