E rëndë në Korçë/ Ngacmoi s*ksualisht dy nxënëse, arrestohet mësuesi(Emri)

Një mësues është arrestuar nga policia në Korçë pasi ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare të shkollës ku jepte mësim në ‘Sotir Gurra’. Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Bledar Duro, 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.