‘Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri’/ Gjekmarkaj për lirimin e Berishës: “Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar menjëherë pas vendimit të GJKKO, për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë”, ka shkruar Gjekmarkaj.

Gjykata Kushtetuese përshpejtoi procesin ndaj ankimimit që ish-kryeministri ka bërë për masën e arrestit të shtëpisë.

Në një dalje për mediat, avokati i tij u shpreh se nuk ka asnjë masë tjetër sigurimi nga Berishës. Sipas Gjokutaj gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.