Një 47-vjeçar u gjet një ditë më parë pa shenja jetë në automjetin e tij në lagjen nr.10 në Korçë. Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu bënë me dije se 47-vjeçari humbi jetën si pasojë e hipertensioni gjatë aktit seksual. Po ashtu është arrestua shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, për të cilën ajo mori edhe pagesë. Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Prostitucioni”.
Mesohet se viktima punonte në një fast food në qytetin e Korçës. E arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë.
Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët). Grupi hetimor pas dërgimit të trupit të viktimës në morg, ka marrë telefonin e tij për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37 vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit. Pasi polici bëri identifikimin e 37-vjeçares, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.
Sipas dëshmisë të siguruar nga grupi hetimor, 37 vjeçarja i ka thënë viktimës se duhet të lajmëronin ambulancën sapo ai shfaqi probleme shëndetësore, por ai nuk e ka lejuar. Më pas, sipas saj, ajo është larguar në shtëpi duke i thënë se e pret bashkëshorti.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 47 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:
Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
