Bylis zhyt në krizë Skënderbeun ,korçarëve u ikën fitorja nga duart pas avantazhit të dy golave

Skënderbeu dhe Bylis kanë barazuar sot me rezultatin 2-2. Ndeshja e luajtur për javën e 18-të të Superiores sheh skuadrat e Ernest Gjokës dhe Nevil Dedes, të ndajnë pikët. Skënderbeu shkoi në avantazhin e dy golave me Rashicën dhe Bismark, por ballshiotët nuk u dorëzuan.

Ishin Përgjoni dhe Berko, që nderuan ballshiotët në pjesën e dytë. Kështu pas dy fazave, Bylisi mban vendin e parafundit me po aq pikë sa Laçi, ndërsa korçarët ndodhen në vendin e fundit.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

SKËNDERBEU 2-2 BYLIS

7′ Rashica, 47′ Bismark – 49′ Përgjoni, 82′ Berko

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.