Tronditese në Korçë/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçari, dyshohet se pësoi arrest kardiak…

Një 12 vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë nga spitali i Korçës në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital. Mësohet se i mituri është nga fshati Pocest, ndërsa ishte nxënës në klasën e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi. Sa i përket rrethanave, mesohet se i mituri është dërguar në urgjencën e Korçës me tension të lartë ndërsa pas kontrollit është nisur

menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Ka qenë shkolla e fshatit Vashtëmi që ka njoftuar edhe ngjarjen e rëndë ndërsa nga burimet mësohet se i mituri është shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.

Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur mëngjesin e sotëm hetimet lidhur me rastin për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të miturit.

Mesohet se 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor. Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella  dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.