Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi/ Familjarët akuza mjekëve: “E shtuan në pavionin e Covid, infermierja tha ‘s’ka gjë’

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku një 12 vjeçar humbi jetën në spitalin e Tiranës familjarët jashtë kamerave kanë deklaruar se vogëlushi ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore. Ata hedhin akuza ndaj mjekëve teksa shtojnë se pasi e kanë sjellë në Tiranë, djali është shtuar në pavionin e Covid, ndërsa thonë se ai duhej të ndiqej në reanimacion.

Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.

Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.