Në pamjet shihet momenti teksa ai futet i vetëm në ambientet e SPAK, ndërsa nuk bëri asnjë koment për gazetarët. Në pamjet shihet momenti teksa ai futet i vetëm në ambientet e SPAK. Kryebashkikau ka thënë se është pyetur për shpjegime shtesë në lidhje me një dosje që daton nga viti 2023, ndërsa nuk ka bërë të qartë çështjen në hetim.
“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, deklaroi Isai.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Erion Isai paraqitet në dyert e SPAK.
Ai është thërritur dhe më herët nga prokurorët më datë 30 maj të vitit 2023, teksa është marrë në pyetje për rreth 3 orë.
