Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeut i mjafton një gol ,per tu kualifuar ndaj Vorës…

Skënderbeu kualifikohet për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë. Korçarët triumfuan 1-0 ndaj Vorës, në sfidën e luajtur në stadiumin “Devolli”. Goli i Rabiut, i realizuar në minutën e 71-të rezultoi vendimtar, në këtë sfidë delikate. Dinamo shkëlqen ndaj Erzenit. Djemtë e Ilir Dajës fituan 6-1, duke bindur kështu me lojë dhe rezultat.

Në këtë sfidë spikati Itodo me 3 gola, ndërsa “tundën rrjetën” edhe Bregu, Nani e Vila. Vlen të përmendet edhe një autogol i Rustem Hoxhës, në mesin e pjesës së parë.

Ndeshje të tjera, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë do të zhvillohen pasditen e kësaj të mërkure. Partizani-Apolonia, Teuta-Elbasani dhe Vllaznia-Besa janë në program, për orën 17.00.

SKËNDERBEU 1 – 0 VORA (Rabiu 71′)

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Alia, Vaskez, De Oliveira, Prençi, Rabiu, Merlim, Estrela, Vangjeli, Balaj, Shaqe, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Vora: Ruçi, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Aneni, Ruzgis, Dalipi, Ntepe, Duka, Hasaj, Shehi.Trajner: Arjan Bellaj.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.