Kapshticë/ Futi kontrabandë ushqime ,procedohet 37 vjeçari

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka proceduar penalisht shtetasin L. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për kontrabandë ushqimore. Gjatë kontrollit në automjetin e tij në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi produktesh ushqimore të dyshuara si të kontrabanduara nga Greqia. Mallrat nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm ligjor për import dhe dyshohet se ishin futur në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë;

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin L. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi në aksin “Kapshticë-Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. 

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.