Kupa e Shqipërise/ Skenderbeu përballë Dinamos në cerekfinale…

U hodh paraditen e kësaj të premteje në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025. Të pranishëm gjatë hedhjes së shortit ishin drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të mediave.

Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.

SHORTI

Bylis-Egnatia

Elbasani-Vllaznia

Laçi-Partizani

Dinamo-Skënderbeu

VAZO 1 

EGNATIA, PARTIZANI, VLLAZNIA, SKËNDERBEU

VAZO 2 

LAÇI, DINAMO, BYLIS, ELBASANI

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.