Psikologia: “Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e pasionet në Shqipëri, Agalliu vuri theksin pikërisht te fenomeni i mësipërm. “Mbase tendenca e vajzave për të pasur në krah një mashkull të tillë, pa marrë parasysh formimin e tij, përfundon pikërisht me këto raste tragjike”, tha ajo në emisionin “Opinion”.

Aurela Agalliu: Ne pastaj arrijmë në pikën… e kërkojnë rolin e të fortit, sepse ndihen të mbështetura.

Spartak Koka: Pra, ata që merren me drogë, duken si njerëz me vlerë sot.

Blendi Fevziu: Më thonin që ka të reja që i tregojnë histori të tilla si mjaft interesante, që admirojnë banditët që gjysma e tyre janë vrarë, kjo m’u duk shumë shokuese.

Emigracioni sjell tradhti në çift? Psikologia rendit shkaqet e krimeve të pasionit

Psikologia Aurela Agalliu, nisur dhe nga përvoja e saj në gjykatë rendit problemet ekonomike dhe tradhtinë bashkëshortore si pikënisje të situatave që çojnë dhe në ngjarje tragjike.

Aurela Agalliu: Në fakt, nga përvoja ime në gjykatë dhe nga numri i lartë i divorceve që po shtohen dalin në pah faktorë të tillë si problemet ekonomike, më së shumti tradhtia bashkëshortore. Dy nga faktorët që çojnë në divorce, por edhe në dhunë në familje.

Blendi Feviziu: Po emigracioni?

Aurela Agalliu: Emigracioni është një faktor i vjetër në fakt, po them që nuk është aktual sepse ne e dimë shumë mirë në cilën kohë shqiptarët kanë filluar të emigrojnë, pra është një post faktor tjetër, pas emigracionit është pjesa e tradhtisë, se me emigracionin kanë lindur edhe të tjera marrëdhënie paralele për bashkëshortët, qoftë për ata që kanë emigruar, qoftë dhe për personin që ka qëndruar këtu.

Por unë do t’i qëndroja shumë edhe opinionit të profesorit në lidhje me problemet e shëndetit mendor. Ajo që ne nuk diskutojmë shpesh herë nëpër studiot televizive kur ndodhin krime për pasion edhe pse nuk janë të tillë është sepse problemet e shëndetit mendor janë rritur në masë.

Blendi Fevziu: Pse, kush i shkakton?

Aurela Agalliu: Ne vijmë nga një shoqëri ku ka pasur shumë drama, ka pasur shumë dhunë, ka pasur ndrydhje. Familja shqiptare ka vuajtur shumë, dalin në pah problemet e familjes shqiptare sepse njerëzit kanë marrë dhe guximin të flasin dhe të denoncojnë dhunën.

Për shkak të turpit, për shkak të stigmës, jemi munduar që atë familjen problematike ta mbajmë fort dhe ta paraqesim si ideale jashtë. Shpesh herë, njerëzit dhe individët janë kufizuar edhe për shkak të faktit që ka pasur fëmijë dhe nuk kanë dashur që të shkaktojnë ndarjen e prindërve dhe lënien e fëmijëve vetëm.

Shoqëria është zhvilluar, është emancipuar, dhe normalisht me zhvillimin dhe emancipimin e tyre duket sikur familja shqiptare, pavarësisht një numri shumë të lartë divorcesh duket sikur kanë filluar të kuptojnë dhe të respektojnë të drejtat e tyre dhe kur një martesë nuk funksionon mund ti drejtohen dyerve të gjykatës.

Aksidenti në Korçë-Ersekë, shoferi niset me helikopter drejt Traumës

Shoferi, i cili mbeti i plagosur pasi u përfshi në një aksident rrugor në aksin “Ersekë-Korçë”, është transportuar me helikopter drejt Traumës. Drejtuesi i mjetit, me iniciale E. I., u transportua tel Trauma për mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra në gjymtyrë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin “Ersekë-Korçë”, ku i plagosur duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën anësore.

Nga aksidenti janë dëmtuar shoferi dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, me iniciale Xh.I., e cila po merr mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aksident në aksin Korçë – Ersekë/ Makina del nga rruga, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Ersekë-Korçë”, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh. Raportohet se shoferi i mjetit, shtetasi me iniciale E. I., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale Xh. I., janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ersekë/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”,  shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.     

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Hallo Kristina !

Ich bin ihr Fan(Manuela Arcuri). Ich habe die meisten Filme gesehen. Diese hat mir auch geholfen, Italienisch zu sprechen. Er hat viele Rollen in Serien und Filmen gespielt. 

Am besten gefällt es mir in der Serie „Carabinieri“.(Germany Polizei).

Il peccato e la vergogna( Germany Sünde und Scham).

Panik në Korçë, merr flakë tarraca e një pallati 4-katësh…

Merr flakë tarraca e një objekti 4-katësh në afërsi të lagjes së SMT në Korçë. Mësohet se është përfshirë nga flakët pjesa e brendshme e tarracës së katit të katërt ndërsa në vendngjarje ndodhen tre zjarrfikëse,

të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihen rrethanat por dyshohet që zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e oxhakut ose e një shkëndije elektrike. Zjarri është izoluar dhe po punohet për fikjen totale të tij.

Tjeter talent i Skenderbeut drejt largimit ,ku eshte klubi i njohur Hungares….

Dejvid Janaqi me shumë gjasa do të jetë i larguari i radhës nga Skënderbeu. Më saktësisht i shituri i radhës, pasi klubi korçar vazhdon intensivisht bisedimet me Fehervar. Skuadra hungareze po këmbëngul për shërbimet e mesfushorit, pasi drejtuesit e shikojnë si një alternativë të duhur për ekipin e tyre.

Në fakt ekipi nga Hungaria tentoi që ta transferonte që në merkaton e janarit, por klubet nuk gjetën gjuhën e përbashkët dhe tashmë gjithçka po planifikohet për merkaton e verës.

Skënderbeu kërkon si me çdo lojtar tjetër edhe me Janaqin të mbajë një përqindje të kartonit të tij, si një mënyrë për të përfituar nga shërbimet e tij sërish në rast rishitje nga skuadra hungareze. Muajt në vazhdim do të jenë shumë vendimtarë për të ardhmen e mesfushorit, i cili pritet të mbushë “arkat” e korçarëve.

Rama flet me bindje: “Këtë herë do ta tundim, do kemi një fitore spektakolare

Në rubrikën “SY m’SY” në rrjetin e tij social Facebook kryeministri Edi Rama njoftoi se për pak ditë Partia Socialiste do të dalë në terren dhe do të zhvillojë takime me qytetarët e Shqipërisë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama foli me bindje se edhe këtë herë PS do të fitojë bindshëm.

“Edhe për pak ditë, edhe pak kohë sepse akoma nuk e kemi caktuar ditën, por do të fillojmë maratonën sy më sy, është kudo në fshat në qytet, në rrugë në kafe, buzë detit buzë lumit. Do jetë shumë e bukur maratona drejt 11 majit. Se janë ca që thonë çfarë do nxjerrësh këtë herë?

Gjithmonë ka dhe në fund të ditës jeta politike e njerëzve nuk mund të jetë vetëm dërr dërr, prandaj kush është pjesë e familjes tonë në këtë fazë që fillon ndeshja ka mundësinë të hyjë ..

Do të jetë si një ndeshje që nuk je vetëm lojtar… Këtë herë do ta tundim dhe do kemi një fitore spektakolare dhe do t’i japim mësim çdokujt për ta çuar flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit atje në BE. Dhe mos harroni Albania në tryezat e BE-së”, tha ai.

Rama: Do hakmerremi ndaj bufave e mutrave të kënetës, duke e futur Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama tha se synimi i tij, është anëtarësimi në BE, në vitin 2030. “Por sot, që ka shumë më shumë se aq për të parë, Tirana është për mua prova se siç kjo luftë e pafundme përballë gjithfarë horrash nga të katërt anët, nga ata horrash që nuk e lanë këtë vend të ngrinte kokë, as kur u ngrit flamuri i Pavarësisë, që nuk iu ndanë këtij vendi që nga viti 1912, sot e ka bërë qytet europian ‘Kandaharin’ e vitit 2000.

Fiks si ajo luftë, ashtu edhe lufta e llumit e një kënete mediatike, do ta bëjë Shqipërinë shtetin e ri të Bashkimit Europian në 2030-ën.

Kjo e imja është një luftë për Shqipërinë. Na takon ne që këtë moment ta kthejmë si një shenjë të përhershme në flamurin e BE-së, duke i bërë të gjitha gjërat e duhura me kohën që kemi në dispozicion deri në ditën e anëtarësimi.

Anëtarësimi në atë familje është një shenjë dinjiteti. Dinjiteti që na nëprkëmb me qindra vite.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ai emri ‘Albania’ aty, në tryezën e atyre që i kemi parë me dylbi dhe që na ka parë nga lartë-poshtë, është hakmarrja për të gjitha poshtërimet që na kanë bërë të huajt dhe për të gjithë vetë-poshtërimet që na kanë bërë bufat dhe mutrat e kënetës në shekuj dhe që nga viti 1912.

Kjo është e vërteta dhe e vërteta duhet thënë në gjuhën e bukur dhe kuptimplotë shqipe. Antarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana, që është lokomotiva e transformimit historik, që duhet të vazhdojë me ju.

Që nga skuadra e zv.kryetarja këtu, deri te fishtarët dhe punonjësit e bashkisë së Tiranës. Kësaj radhe bashkia e Tiranës duhet të zgjohet më herët dhe të flejë më vonë sesa ishte mësuar”, tha ai.

Rama: S’ka bir k*rve dhe nëne që të më thotë se kam marrë lekë

Kryeministri Edi Rama tha para punonjëse të Bashkisë së Tiranës, se s’ka bir kurve e nëne, që të thotë se ai ka marrë lekë për leje ndërtimi, kur ishte kryebashkiak i kryeqytetit. “Nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi por ama u kërkojnë bizneseve pemë për leje ndërtimi.

Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë, e dini si janë prishur dhe si është pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton?

Janë prishur me korrupsion! Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë dhe u kam thënë ‘ore naj lek për lejen e ndërtimit keni dhënë?

Më thanë jo, jo, jo… Por mirë, më dini budalla mua që merrni leje ju dhe nuk jepni asgjë?

Atëherë iu thashë ka ardhur koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës.

Ua ndava me copa segmentin e Lanës dhe u thashë merrni buldozerët tuaj, naftën tuaj dhe shkoni prishini se përndryshe nuk merrni më leje ndërtimi.

Dhe në vijën logjike të një sërë hetimeve intensive, jam gati të dorëzohem para drejtësisë!

E kam bërë këtë shumë here madje, por ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur u thashë që s’ka bir kurve dhe nënë që të dali dhe të thotë mua që me ka marrë lekë, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë por ai vazhdon me kërkon falje”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në sheshin “Skënderbej” para punonjësve të Bashkisë Tiranë, deklaroi se lejet e ndërtimit nuk janë favore dhe as privilegje, por të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve.

“Kush akuzon pa prova për ryshfet për leje ndërtimi, ose e ka bërë vetë ose do e bënte”, theksoi kreu i qeverisë.

“Lejet e ndërtimi nuk janë privilegje, favore që i bën kryetari i bashkisë. Janë të drejta zhvillimi të pronarëve e investitorëve së bashku. Cilido që akuzon për ryshfet në dhënien e lejeve të ndërtimit pa prova, thjesht ose e ka bërë vetë, ose do ta bënte vetë po ta kishte në dorë”, deklaroi Rama.