Aksident në aksin Korçë – Ersekë/ Makina del nga rruga, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Ersekë-Korçë”, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh. Raportohet se shoferi i mjetit, shtetasi me iniciale E. I., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale Xh. I., janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ersekë/Informacion paraprak 

Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”,  shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin,  dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.     

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.