U shemb çatia ku po punonte, vdes 19-vjeçari shqiptar në Santorini

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Santorini, ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën për shkak të shembjes së një çatie, ndërsa po kryente punime ndërtimore në një objekt në Imerovigli, Thira.

Sipas burimeve për median greke Cyclades24.gr, riu u zvarrit poshtë nga shembja e çatisë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes. Policia ka ndaluar pronarin e objektit dhe përgjegjësin e punimeve, ndërsa Nëndrejtoria e Policisë së Thirës ka nisur një hetim për të zbardhur detajet e plota të aksidentit.

Autoritetet përjashtojnë mundësinë që aksidenti të ketë lidhje me lëkundjet sizmike të fundit në rajon, megjithatë Prokuroria e Naxosit ka kërkuar një hetim shtesë për rastin. Sipas informacioneve nga policia, zona ku po zhvilloheshin punimet nuk ishte e ndaluar për ndërtim, por pronari nuk kishte lejen e nevojshme për të kryer punimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: