Nasr befason Vllazinë ,Skënderbeu merr fitore në “Loro Boriçi”

Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-2 në “Loro Boriçi”. Heroi për korçarët në këtë takim ishte Nasr, që shënoi dy gola. Egjiptiani tundi rrjetën nga një herë për secilën pjesë. Skënderbeu, që ishte në vendin e fundit, shtangu Vllazninë në “Loro Boriçi”. Bardhekuqtë tashmë renditen të parafundit duke lënë pas Teutën. Vllaznia mbetet në vendin e tretë.

Duhet thënë se kuqeblutë patën rastet e tyre, por nuk u treguan konkretë. Goli i vetëm erdhi nga Qato, që solli barazimin në pjesën e dytë. Dhe pse kishte iluzione fitoreje me rastet e humbura, 3 pikët i takuan miqve të Korçës.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

VLLAZNIA 1-2 SKËNDERBEU

49′ Qato – 10′, 82′ Nasr

FORMACIONET ZYRTARE

Vllaznia: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Qato, Krymi, Mala, Dodaj, Balaj, Çoba

Trajner: Tomas Brdariç

Skënderbeu: Alia, Prençi, Sabo, Doka, Shaqe, Dumfur, Lukuinjas, Estrela, Nikaj, Nasr, Bismark

Trajner: Ernest Gjoka

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.