Aksident i frikshëm në Librazhd/ Trafikndarësja i futet mes për mes mercedesit

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Librazhd, në afërsi të Hotolishtit. Mësohet se automjeti ka humbur drejtimin dhe ka dalë jashtë korsisë së rrugës. Si pasojë e këtij incidenti, mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës, e cila i është futur mes për mes makinës në anën e pasagjerit.

Për fat të mirë shoferi ka dalë në kohë nga makina dhe nuk ka mbetur i lënduar.

25 mijë euro për person nëse vendosni për të jetuar në këtë fshat në Zvicër

Kur vjen puna për zgjedhjen e një vendi për të jetuar, ka shumë faktorë që ndikojnë. Për shembull, distanca nga familja dhe miqtë, lloji i punës që do të keni në atë vend dhe paga që do të merrni, klima dhe perspektivat e secilit për të ardhmen.

Megjithatë, një faktor i ri hyn në fuqi, të paktën në këtë rast: 25.000 euro drejtpërdrejt në llogarinë tuaj nëse vendosni të jetoni në Albinen, një fshat të vogël zviceran në kantonin e Valais.

Albinen ndodhet në një lartësi prej 1.350 metrash, i vendosur në kodrën e lumit Dalat. Si atraksione afër, ka Leukerbad, një spa e njohur dhe një qendër skish, që ka një nga banjot termale më të mira në Zvicër. Megjithatë, nuk ka shumë njerëz që duan të jetojnë në Albinen.

Fshati ka vetëm 241 banorë dhe për të rritur numrin e banorëve, autoritetet ofrojnë një program për strehim dhe mbështetje familjare që nga viti 2018, i cili, ndër të tjera, ofron rreth 26.610 euro për çdo person, më shumë se 53.000 euro për çiftet dhe rreth 10.000 euro për fëmijët që vendosin të transferohen në Albinen.

Por ka një “kleçkë të vogël”: Këto para mund të merren vetëm nëse banorët angazhohen për të ndërtuar ose rinovuar një shtëpi në Albinen, me një kërkesë: 70% e punëve duhet të kontraktohen me kompani rajonale ose duhet të bëhen brenda fshatit. Pagesa do të bëhet vetëm pasi të përfundojë ndërtimi dhe të regjistrohet qëndrimi në fshat.

Nga ana tjetër, investimi i njerëzve duhet të jetë të paktën 200.000 franga zvicerane, rreth 212.000 euro, dhe ata që do të transferohen në Albinen duhet të jetojnë aty për të paktën dhjetë vjet.

Ç’fare po ndodh ?Radhë kilometrike në Kapshticë ….

Radhë mjetesh në pikën kufitare të Kapshticës, teksa dhjetëra mjete presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë pasur disa ditë pushim lidhur me një festë që shënohet si “E hëna e pastër”.

Emigrantët e kthyer pak ditë më parë në atdhe, ditën e sotme po i drejtohen sërish Greqisë, por numri i lartë i mjeteve ka bërë të krijohet radhë në këtë doganë.

Drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë e sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa pala greke më e ngadaltë, me vetëm 3 sportele.

Primaret e PD në Bashkinë e Korçës/ I pari Fidel Kreka, ja renditja ….

Dje u votua në të gjithë vendin për primaret e demokratëve nga ku do të dalin kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ndërkohë, nga vota e demokratëve në Bashkinë e Korçës, kandidati Fidel Kreka ka arritur të marrë 303 vota. Ai kryeson listën e kandidatëve si më i votuari në Korçë. Ndërsa suprizues janë votat e marra nga deputeti demokrat Edmond Spaho.

Nga numërimi ka rezultuar se Spaho ka arritur të sigurojë vetëm 15 vota.

Primaret në Bashkinë e Korçës

Eleina Qirici 81
Elsuida Vila 11
Arbër Male 4
Yllson Ibrahimllari 11
Ledina Alolli 164
Bledjon Nallbati 9
Kristiano Koçibelli 138
Edmond Spaho 15
Alfred Gega 29
Fidel Kreka 303
Sorina Koti 29
Xhuljana Guçe 2
Kujtim Hoxha 14
Andrea Mano 233
Genti Çela 1

I pari Fidel Kreka

Thyhet gota gjatë fjalës së Ramës në Athinë: Kështu do plasë syri i keq i kënetës edhe në 11 maj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Athinë, foli për panairin e punës, i cili sipas tij është një dritare informacione për të gjitha ata që duan të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë shqiptare. Pak pasi nisi të mbante fjalën para emigrantëve shqiptarë, një gotë qelqi u thye në sallë, dhe Rama e shfytëzoi këtë moment për të bërë humor.

“Duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija, Shqipëria punon dhe zhvillon e zgjeron ekonominë, bëhet më konkurruese. Unë dua të ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur morëm këtë drejtim.

Ata që thonë që Shqipëria është më keq, ose flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri ose nga mungesa e in formacionit bëhen përhapës.

Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë shtuar. Paga mesatarë për mësuesit do të ishte 950 euro, ndërsa për mjekët do të ishte ku e ku mbi 1 mijë euro.

(Thyhet gota në sallë) Plasi syri i keq. Kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës në 11 maj, po nuk kemi ardhur këtu për të bërë fushatë elektorale”, tha Rama.

Rama në Athinë: Shqipëria ka paga më të mira dhe taksa më të ulëta se Greqia!

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Goxhja përpara hyrjes në sallën ku po organizohet ky panair janë shoqëruar nga qindra qytetarë që kishin dalë për të përshëndetur dhe për t’i uruar atyre mirëseardhjen.

Ministrja Balluku u shpreh se kjo është pjesa ku janë vendosur të gjitha kompanitë shqiptare që kanë ardhur për të bërë ofertat e tyre për hoteleri-turizëm, bujqësi, ndërtim, infrastrukturë.

“Aeroporti i Rinasit ka ardhur për të bërë prezantimin e ofertave që kanë pasur. Secili prej tyre është i pajisur me kontrata direkte që mund të lidhen dhe të gjithë ofertat sa i përket faciliteteve të ndryshme të punës”, tha Balluku.

Kryeministri Rama ka ndaluar personalisht në çdo stendë, ku ka komunikuar me përfaqësuesit e kompanive dhe ka theksuar mundësitë për pozicionet e ndryshme që ofrohen me paga që nisin nga 1 mijë euro në muaj, duke u rritur në varësi të kualifikimeve dhe përvojës profesionale.

Gjatë diskutimeve me kompanitë dhe ofertat që ato prezantonin, Rama tha se pagat por edhe taksat e shtetit janë më të mira dhe konkurruese në Shqipëri se ato në Greqi.

Ministri i Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Gonxhja foli për ofertat për turizmin, pushteti qendror, projektet kryesore të investimeve në shërbimet turistike.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro u ndal te “të gjitha ofertat turistike ku mbi 40 pjesëmarrës nga hoteleri turizëm, territori dhe bregdeti kanë sjellë kontrata, oferta dhe prezantim të rrogave drejtpërsëdrejti në këtë panair.

“Interesi është shumë i madh për disa nga kompanitë”, tha Kumbaro.

Sipërmarrësi Luan Bregasi ishte i pranishëm në këtë panair, ku foli krahas oferta në turizëm edhe për pagat që ofron biznesi i tij. “Një shef kuzhine merr tre mijë euro në muaj, një zëvendës shef kuzhine 1500 euro neto, masazhator 1200 euro plus 25% të xhiros. Ka vende pune dhe oferta plot. Na ke krijuar mundësi shumë të mira dhe për klimën e të bërit biznes”, u shpreh ai.

Kompania e vajit të ullirit Musaj dhe përfaqësuesit e kësaj kompanie ndanë me kryeministrin Rama ofertat e tyre për punësim dhe pagat në këtë sektor.

“Kemi ardhur me një ofertë konkrete për fuqi punëtore, kemi nevojë. I paguajmë shumë mirë, me kushte shumë të mira pune. Mund të përpunonim më shumë të produkte të ullirit, por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore ai ulli ngeli i pa vjelë dhe doli me një kosto më të lartë”, u shpreh sipërmarrësi.

“Në bujqësi nuk paguhen punëtorët 700-800 euro. Krasitësit e vreshtave që janë banorë nga Konispoli në Igumenicë paguheshin 30-35 euro në ditë, ndërsa te ne marrin 45 euro në ditë dhe specialist nuk paguhet me krahun e punës, por me mendjen që ka”, tha një tjetër investitor

“Punoj shefe kuzhine e kam rrogën 900 euro”, Rama habitet me gruan shqiptare në Athinë: “Lere punën, mos shko më te grekët. Në Shqipëri do marrësh minimumi 3 mijë euro

Gjatë qëndrimit në Athinë te panairi “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, Rama u takua edhe me një grua e cila ishte aty për të kërkuar ndihmë që vëllai i saj të zhvillonte më tej një shpikje teknologjike, por në bisedë e sipër i tregon kryeministrit se ajo punon shefe kuzhine dhe paguhet 900 euro.

Rama në këtë moment shprehu habi dhe e ftoi gruan të vinte nëë Shqipëri ku pagat për punën e saj janë më të larta.

Lere punën, mos shko më te grekët.

900 euro shefe kuzhine, thjesht mos shko më. Merre në telefon afendikonë dhe thuaj ika në Shqipëri e hajt shëndet. Nëse ti vjen në Shqipëri shefe kuzhine, po nuk more 3 mijë euro minimumi ose 5 mijë euro maksimumi, unë të kam borxh”, i tha kryeministri.