Fidel Kreka ,Peleshit: ” Je thjesht një postier i Ramës, erdhi koha të mos ketë kllouna me 11 Maj…

Nga Fidel Kreka:

Edi Rama erdhi sot në Korçë jo si Kryeministër, por si klloun i një qeverie të degjeneruar. Ky është frikacaku që ka 12 vite në pushtet dhe ka frikë nga një qytetar i lirë. Më sulmon me batuta dhe ulërima, sepse nuk ka më asgjë për t’i thënë këtij populli.

Niko, në vend që të përballesh me fjalën time, shkon dhe i tregon shefit videot e mia! Kaq shumë të tremb e vërteta që unë them, sa fshihesh pas pantallonave të Ramës. Ti s’je më as përfaqësues i qytetit, je thjesht postier i kryeministrit.

Edi, mund të qeshësh, por e di që të djeg. Mund të bësh ironi, por e di që nuk je më në kontroll. Nuk më trembni as ti, as “postierët” e tu. Ju ka zënë paniku, sepse po ndjeni fundin.
Unë vij nga jeta e ndershme, nga vuajtja, nga zemra e Korçës dhe pikërisht për këtë ti më urren, sepse nuk më kontrollon dot!

Nuk më bëjnë dot pis as sharjet e tua, as të qeshurat e patronazhistëve tuaj!

Më 11 maj, Korça do t’ju japë përgjigjen që meritoni: me votë dhe me dinjitet!

Nuk ka më kllounë në pushtet. Erdhi koha e njerëzve të vërtetë! Voto1 #VotoFidelKreka #MeFidelin #AleancaPerShqiperineMadheshtore