Qendrat e votimit kanë përfunduar zyrtarisht pritjen e qytetarëve, ndërsa në shumë zona ka nisur mbyllja e dyerve për ti lënë vendin dorëzimit të votave që pason procesin e numërimit të kutive. Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në nivel kombëtar, deri në orën 18:00, ka qenë 41.29%,
një shifër kjo më e ulët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021,
ku pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivelin 45.41%, të rreth 3,6 milion zgjedhësve që ishin thirrur për të votuar.
Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.47 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar. Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.26 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 45.26 përqind. Korça 40.29 perqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.65 përqind.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.




