Numurohen 174 kuti nga 422 ,Korça 6-4 për Ps-në

Procesi i numërimit vijon ende dhe deri më tani në rang vendi janë numëruar 1691 qendra votimi nga 5225 që janë në total. Në bazë të rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste renditet e para me 52.59% të votave duke siguruar kështu 83 mandate.

Partia Demokratike-Alenaca për Shqipërinë Madhështore ka arritur të sigurojë 34.38% të votave duke siguruar vetëm 51 mandate.

Nga ana tjetër, Partia Social Demokrate e Tom Doshit renditet forca e tretë duke marrë 3.96% të votave dhe siguruar 3 mandate.

Tre forca të tjera kanë arritur përfaqësim në Kuvend:

  • Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat
  • Mundësia –1 mandat
  • Bashkë –1 mandat