Korçë/ Po kalonte rrugën, makina përplas nxënësin…

Një aksident është shënuar sot në qytetin e Korçës, pranë shkollës 9-vjeçare ‘Sotir Gurra’.Mesohet se një makinë ka përplasur një nxënës teksa ishte duke kaluar rrugën.

Pas aksidentit ambulanca ka transportuar nxënësin në spital.

Raportohet se mituri ka pësuar tronditje psikologjike më shumë sesa lëndime.