Janë numëruar 5008 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera. Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 721,089 vota, ose 52.1%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare. Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 474,049 vota, ose 34.3%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 50,784 vota.
Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,504 vota dhe partia Mundësia me 41,175 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 19,785 vota.
Por ajo ç’ka verehet nqs krahasojme rezultatet ne Fier 12 me 4 apo Elbasan 10 me 4 ,apo Vlore 9 me 3, Korça ruan ekulibrat në 6 me 4 dhe rrezon objektivin e Niko Peleshit në 7 me 3 per Partinë Socialiste.
