Guido Dervishllari është i riu që i dha fund jetës ditën e sotme në fshatin Rrëmenj të Pogradecit. 20-vjeçari që prej kohësh punonte si fotograf u gjet i vetëvarur rreth orës 14:40 në kodrat pranë fshatit Rrëmenj nga banorët e zonës. Këta të fundit njoftuan familjen dhe policinë.
Miqtë e tij kanë shpërndarë dhimbjen në rrjetet sociale, duke e përshkruar si një djalë të qeshur, të dashur dhe gjithmonë plot energji. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet që e çuan këtë të ri të ndjeshëm drejt një vendimi kaq të dhimbshëm e të pakuptueshëm.
Reagimi i Bashkise Pogradec:
🕊Pusho në paqe Guido!
Ky djaloshi plot jetë, i buzëqeshur dhe mjaft kreativ është ndarë sot nga jeta. Guido prej disa muajsh ishte pjesë e stafit të Bashkisë Pogradec si Fotograf dhe videomaker.
Ishte një nga fotografët më të kërkuar në treg dhe pjesëmarrës në realizimin e shumë filmave të kohëve të fundit.
Ishte me shokë shumë!
Ishte plot jetë, i papërtuar, gjithmonë i qeshur e që nuk i bënte bisht punës në çdo orë të ditës apo natës. Guido tashmë iu bashkua ëngjëjve në qiell, pranë Zotit. Zoti të mëshiroftë Guido e të bëftë prej banorëve të parajsës!
Do na mungosh shumë, ne që ishim si familja jote e dytë, miqve e kujtdo. Prehu në paqe😭 shkruan Bashkia Pogradec.
https://www.facebook.com/reel/2388137424901418/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v


