Aksident i frikshëm në aksin Korçë–Bilisht/ Makinat bëhen copë, plagoset një grua….

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Cangonj, në aksin nacional Korçë–Bilisht, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, një nga mjetet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua, e cila ndodhej në mjetin që doli nga rruga.

Tre pasagjerët e tjerë që udhëtonin në të njëjtin automjet kanë shpëtuar pa lëndime.

Gruaja e plagosur është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.