Kapitenia e Skenderbeut konfirmon largimin: “E vështirë të shpjegoj me fjalë ndjesinë që po largohem…

Një prej pikave më të forta të skuadrës se Skenderbeut është kapitenia Elena Bego, lidere brenda dhe jashtë parketit për ekipin. Volejbollistja legjendare ka publikuar lajmin se pas 10 -vitesh te mbushura me trofe , momente të bukura dhe të vështira tashme ka erdhur momenti i largimit.

Nga Elena Bego:

Faleminderit, Skënderbeu! ❤️🤍

Mbase është shumë e vështirë të shpjegoj me fjalë ndjesinë që po largohem nga ti, pas kaq shumë vitesh që kemi kaluar së bashku. Vite të bukura, momente të vështira, shpeshherë edhe mjaft trishtuese, por asnjëherë nuk të lashë në baltë.
Që nga fillimi i këtij projekti madhështor, për mua ka qenë një nder dhe privilegj të isha pjesë, si lojtare dhe kapitene në rikthimin e suksesit.

🏆 x10 dhe sa shumë medalje…

Çdo moment kuqebardhë për mua ka pasur emocione të papërshkrueshme. Do të kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën dhe në jetën time.

Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të bukur: stafit drejtues, trajnerëve me të cilët kemi punuar së bashku, punëtorëve të pallatit që ishin pranë nesh në çdo stërvitje.

Faleminderit ju, “teammates”, që në çdo vit e bëtë unike karrierën time.

Dhe faleminderit ju, tifozët më të mirë, që në çdo moment besuat tek unë, te Skënderbeu, te suksesi ynë!

Do të më mungoni shumë të gjithë!

Me dashuri,
E. Bego
❤️🙏🏻

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.