Korçe/ I akuzuari për tentativë vrasjeje vetëdorëzohet pas 9-muaj arrati

Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e 30-vjeçarit Sindi Syzo, i shpallur në kërkim në janar 2025 për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë. 30-vjeçari rezulton të jetë vetëdorëzuar në Policinë e Korçës, në orën 14:00 të ditës së djeshme.

A2 ka publikuar një video të momentit kur i riu paraqitet në Komisariatin e Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij, Lauren Thomollari.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur në 11 janar 2025, në lagjen nr.1 të Pogradecit. Pas një konflikti verbal me 23-vjeçarin N. Agolli në një berberhane, 30-vjeçari e ka qëlluar atë me një fletë sharre, duke e dëmtuar në kokë dhe krah.

Në deklarimin e parë të tij, i dyshuari ka pretenduar se ishte kërcënuar dhe përndjekur nga 23-vjeçari dhe se ditën e ngjarjes ishte kërcënuar verbalisht prej tij. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.