E pazakontë/ Çifti korçar përfundon në spital pas natës së parë të martesës…

Një ngjarje e pazakonë ka ndodhur së fundmi në Korçë ku një çift të rinjsh kanë përfunduar në spital pas natës së tyre të parë të martesës. Sipas raportimeve, çifti e nisi bashkëjetesën në një shtëpi me qira dhe në natën e parë të martesës vendosën të bënin një eksperiment të rrezikshëm, duke konsumuar substanca narkotike.

Dy të rinjtë vendosën të merrnin hashash, jo në formën e zakonshme me cigare, por me anë të një pikatoreje poshtë gjuhës.

Kjo metodë konsumimi rrit tepër ndjeshmërinë dhe efektin e substancës narkotike. I pari që ka propozuar eksperimentin ishte djali, duke i dhënë të dashurës disa pika nën gjuhë. Ajo ka reaguar menjëherë me sjellje të çuditshme. Më pas i riu nga kurioziteti ka provuar dhe vetë.

Nuk vonoi shumë dhe gjendja shëndetësore e të dyve u rëndua.

Ata janë paraqitur me urgjencë në spital, me simptoma si marrja e mendve, të përzierat dhe konfuzioni. Pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet pritet të zbardhin më shumë për këtë rast.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.