Skënderbeu e nis keq ,mbyllet ne barazim sfida me Luftetarin në Korçe

Skënderbeu e ka nisur vitin me një hap të gabuar në kampionat, teksa është ndalur në shtëpi nga Luftëtari i cili është në garë për mbijetesën. Kryesuesit e Kategorisë së Parë, kanë barazuar me rezultatin 1-1 në fushën e tyre, pas një ndeshje të luftuar. Ata dominuan pjesën e parë, ku nuk munguan në fakt rastet as për miqtë të cilët thumbuan disa herë para portës së Alias para pushimit të ndeshjes.

Në fraksionin e dytë të lojës, Skënderbeu u hodh në sulm dhe ishte shpejt pranë avantazhit, kur fitoi një penallti për një prekje topi me dorë në zonë. Por gjuajtja e Abidun nga pika e bardhë u ndal nga Tahri.

Nga ana tjetër, Nianguila fitoi një penallti pas një aksioni individual dhe e transformoi saktësisht atë duke u dhënë gjirokastritëve avantazhin. Megjithatë, korçarët sulmuan me forca të shumta dhe barazuan shifrat shpejt me Gjinin.

Skenderbeu deri në fund të gjente golin e fitores, por nuk ia doli dhe u desh të kënaqej me vetëm një pikë.

SKËNDERBEU-LUFTËTARI 1-1
78′ Gjini / 73′ (p) Nianguila

Goli i Gjinit (VIDEO)

Goli i Nianguila (VIDEO)

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Akpama, Abubakar, Vangjeli, Janaqi, Estrela, Çuçka, Ukiçi, Shaqe, Abidun
Trajner: Ernest Gjoka

LUFTËTARI: Tahri, Çulli, Tirso, Diamanti, De Oliveira, Mnatsakanian, Solomon, Niangula, Bajraktari, Ikeoça, Zani.
Trajner: Bledar Devolli

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.