Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lumalas ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimit të një operacioni policor, ku kanë mbetur të plagosur dy efektivë.
Mesohet se policët ishin në ndjekje të një të dyshuari, i cili nuk iu është bindur për të ndaluar por i ka përplasur me makinë.
Një nga efektivët është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa raportohet se te dyshuarit pas ngjarjes së rëndë, i janë gjetur 12 doza canabis.
Dyshohet se i arrestuari përdorte lokalin për shitjen e kokainës pasi iu gjet edhe një sasi gjatë kontrollit në trup.
Pritet të dalin detaje të reja në vijim.
