Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shëngjin te “Rana e Hedhun”, ku dyshohet se dy të rinj kanë ndërruar jetë pasi janë mbytur, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë, dhe ndoshen në spitalin rajonal në gjendje të rëndë.
Te rinjtë paraprakisht dyshohet se janë nga Kosova.
Bazuar në informacionet paraprake ngjarja është regjistruar në vijën bregdetare të zonës, ku thuhet se të rinjtë u morën nga dallga.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat ende janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me rrethanat e ngjarjes.
