Tifozët Kuqezi bojkotojnë miqësoren, dalin në protestë para Kryeministrisë

6 qershor 2026 – “Tifozët Kuqezi” kanë bojkotuar ndeshjen miqësore të Kombëtares së Shqipërisë ndaj Luksemburgut, duke iu bashkuar protestës që po zhvillohet para Kryeministrisë.

Grupimi i tifozëve ka lënë mënjanë pjesëmarrjen në ndeshje për t’iu bashkuar tubimit qytetar në qendër të Tiranës.