‘Fshati digjet, Filo feston”/ Bashkia e Korçës organizon karnavalet

Teksa protestat dhe pakënaqësitë qytetare vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes në Korçë, Bashkia e drejtuar nga Sotiraq Filo ka zgjedhur të vazhdojë me organizimin e aktiviteteve festive dhe karnavaleve në qytet.

Ky kontrast ka nxitur reagime dhe kritika nga qytetarë e aktivistë.

Me moton ironike “Fshati digjet, Filo feston”, protestuesit e shohin zhvillimin e karnavaleve si një shkëputje nga realiteti që po përjetohet nga një pjesë e qytetarëve.

Ndërkohë, protestuesit kanë paralajmëruar se mobilizimi i tyre do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet ndersa kerkohet jo vetem burg per qeveritaret e koruptuar por konfiskimi i pasurise se tyre.