Çeli sezonin turistik/ Korça pret turistët, por sheshet mbushen me protestues(Video)

Korça ka hyrë zyrtarisht në sezonin turistik me Karnavalet dhe aktivitetet verore që sjellin mijëra vizitorë në qytet. Por këtë vit, krahas muzikës, festave dhe atmosferës turistike, rrugët e qytetit janë mbushur edhe me zërin e protestës. Në ditët e fundit, mijëra qytetarë janë mbledhur në pedonalen e Korçës për t’iu bashkuar lëvizjes qytetare që ka nisur kundër projektit në Zvërnec dhe kundër politikave të qeverisë.  

Protestat kanë vijuar edhe gjatë fundjavës, në të njëjtën kohë kur qyteti pret vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora për aktivitetet kulturore dhe turistike.

Organizatorët kanë theksuar se qëllimi është që zëri i qytetarëve të dëgjohet pikërisht në momentin kur vëmendja është e përqendruar te Korça.  

Kjo ka krijuar një kontrast të pazakontë: nga njëra anë skenat festive, muzika dhe karnavalet, ndërsa nga ana tjetër pankarta, thirrje dhe tubime qytetare. Për shumë korçarë, sezoni turistik nuk mund të ndahet nga debatet për të ardhmen e vendit dhe shqetësimet që ata kërkojnë të adresohen.  

Ndërsa bizneset shpresojnë për një verë të suksesshme dhe dhe ulje të taksave. Kështu, Korça po e pret verën 2026 mes dy realiteteve: festës që sjell turizmi dhe protestës që po mbledh çdo ditë më shumë qytetarë në shesh.  

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.