Qytetari ngre alarmin: RTSH Korça nuk transmetoi asnjë pamje nga protestat. “Korçarët paguajnë taksa për këtë?”

Nga Arber Korçari

Mund te me te thote dikush se si eshte e mundur qe RTSH KORÇA nuk ka transmetuar as edhe nje sekuence te vetme nga protestat paqesore qe po zhvillohen prej gati 1 jave ne pedonale? A bie kjo ndesh me te drejten e c’do qytetari te Qarkut te Korçes per tu informuar me ate c’ka po ndodh?

Pra, qytetaret Korçaré paguajne taksa per emisione qe nuk i ndjek askush?

Ka ardhur momenti qe te vihen para pergjegjesise te gjithe. Qe nga drejtori, redaksia, e deri te gazetaret e terrenit qe vetem ne terren nuk jane kurre per t’i sherbyer publikut.

Kjo eshte censure, e kuptojme qe TV private bejne cfare te duan dhe servirin vetem lajmet qe iu dikton regjia por TV publik eshte i te gjitheve atyre qe paguajne taksa. Kam vite qe debatoj per menyren se si po perdoret ai TV, MJAFT ESHTE MJAFT! Edhe qokat e kane nje fund. Reagoni Korçare, kjo nuk eshte liri, censura duhet te marre fund! Korça nuk eshte vetem promovimi i festave te Bashkise. Na riktheni RTSH Korcen!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.