Pas polemikave për Sazanin, kompania thyen heshtjen: “Po ndërtojmë një destinacion turistik të klasit botëror

Kompania që po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit ka reaguar për herë të parë publikisht. Me anë të një postimi të publikuar më 12 qershor në platformën “X”, drejtori i Sazan Real Estate Development LLC, Asher Abehsera, deklaroi se prej katër vitesh po punohet për ndërtimin e një destinacioni turistik të standardeve ndërkombëtare në bregdetin shqiptar.

Në delaratë theksohet se synimi i projektit është të vlerësojë dhe promovojë bukuritë natyrore të Shqipërisë, të krijojë vende të reja pune dhe të ndërtojë një trashëgimi për të cilën brezat e ardhshëm mund të ndihen krenarë.

Abehsera theksoi më tej se e ardhmja e projektit do të varet nga vendimmarrja e Shqipërisë dhe e qytetarëve të saj.

Deklarata e plotë:

Prej katër vitesh kemi punuar për të krijuar një destinacion të klasit botëror në bregdetin shqiptar – një projekt i mbështetur në planifikim të kujdesshëm, kujdes ndaj mjedisit dhe mundësi ekonomike afatgjata.

Qëllimi ynë është i thjeshtë:

të vlerësojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. E ardhmja e tij do të përcaktohet përfundimisht nga Shqipëria dhe nga shqiptarët. Asher Abehsera, kryetar i Sazan Real Estate Development LLC.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.